Për nëntë muaj në Maqedoninë e Veriut janë dënuar mbi 2 mijë qytetarë për përdorimin e telefonit në veturë

Policia e Maqedonisë së Veriut gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2022 ka shënuar 2 128 dënime për përdorimin e telefonit gjatë ngasjes së veturave, numër i cili është më i madh sesa në vitin e kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Kundërvajtja në trafik “bisedë në telefon celular” në periudhën e fundit shënon rritje, kështu në vitin 2021 janë proceduar 1.617 kundërvajtje të këtilla, këtë vit, nga fillimi i vitit deri në fund të muajit shtator janë sanksionuar 2.128 shoferë për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit”, deklaroi ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.

Spasovski sot mori pjesë në aktivitetin e Këshillit Republikën për Siguri në Komunikacionin Rrugor “Mos përdor telefonin celular gjatë ngasjes së automjetit”.

“Fakti sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë se shpërqendrimi i shoferit për shkak të përdorimit të telefonit celular paraqitet si arsye për thuajse një të katërtën nga të gjitha aksidentet në trafik, shumë qartë na dëshmon se disa mjete teknologjike moderne thjeshtë nuk mund të shfrytëzohen gjithkund dhe në çdo rast”, alarmoi Spasovski.

Raportohet që në nivel botëror 45% e shoferëve përdorin telefonin celular gjatë ngasjes së automjetit, kurse në Republikën e Maqedonisë së Veriut kjo përqindje është 60%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button