Mbështetje e BE-së për sistemin e menaxhimit të financave publike në RMV

Të martën, në datë 23 mars të vitit 2021 në ora 10:00, Ambasadori Dejvid Gir, Shefi i Delegacionit të Bashkimit Europian, Dirk Jan Kop, Ambasadori i Hollandës dhe Fatmir Besimi, Ministri i Financave, do të prezantojnë rezultatet që rrjedhin nga mbështetja e ofruar nga Bashkimi Europian në fushën e financave publike, njofton Portalb.mk.

Mbështetja është dhënë për Ministrinë e Financave në formë të partneritetit të binjakëzimit me Holandën, Kroacinë, Bullgarinë dhe Letoninë dhe synon që të përforcojë sistemin nacional të menaxhimit të financave publike.

Mbështetja e përgjithshme e Bashkimit Europian e ofruar për qeverinë që të vazhdojë me reformat në sektorin e financave publike është në vlerë prej 35 milion euro. Një sistem efikas dhe transparent i financave publike mundëson një menaxhim më llogaridhënës të financave publike dhe zvogëlon rrezikun e mashtrimit dhe korrupsionit. Situata aktuale ekonomike dhe vështirësitë ekonomike të imponuara nga pandemia paraqesin sfida shtesë, por BE vazhdon të ofrojë mbështetje në drejtim të llogaridhënies më të mirë.

Projekti i binjakëzuar i financuar nga BE „Përforcimi i planifikimit buxhetor, ekzekutimi dhe funksionet e kontrollit të brendshëm“ i ndihmon Ministrisë të Financave që të reformojë sistemin e financave publike. Katër komponentat kryesore të këtij projekti të financuar nga BE përfshijnë: menaxhimin dhe kontrollin e buxhetit, zhvillimin e kontrollit të brendshëm financiar dhe inspektimit financiar, përmirësimin e sistemit të prokurimit(furnizimit) publik dhe masat kundër mashtrimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button