The Protagonist në top 20-shin e MTV Adria

Kënga debituese e grupit nga Maqedonia The Protagonist gjendet në listën e emisionit “Domaçica” të MTV Adria. Është ky një emision që lëshon top 20 këngët nga Ballkani. 

Kënga “Hyperreal” është vlerësuar lartë nga publiku në Maqedoni. Performanca dhe potenciali i këtij grupi të ri multietnik madje është krahasuar me Depeche Mode.

Para një muaji The Protagonist kishte performancë të shkëlqyer në Qendrën Rinore Kulturore në Shkup. Për ta mbështetur këngën e tyre klikoni këtë link: MTV Adria

Pas suksesit me këngën e parë The Protagonist është duke finalizuar punimet për këngën e dytë Space Station. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button