Çitaku: Nuk qes fall me datën e liberalizimit të vizave

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku nuk ka dhënë datë se kur qytetarët e Kosovës mund të lëvizin lirshëm nëpër shtet e Evropës.

Ndërkohë zyrtarët e lartë të Komisionit Evropian, ja kanë rikujtuar institucioneve të vendit që duhet të çrrënjosin korrupsionin dhe luftën kundër krimit të organizuar në mënyrë që të lëvizin lirshëm.

Ministrja Çitaku e pyetur se a mund të ndodh që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm në vitin 2014, siç ka qenë edhe një deklarim i zëvendëskryeministrit, Hajredin Kuçi ajo ka thënë se nuk jep datë për këtë.

“Jo unë nuk e kam ndërmend me qit fall. Nuk më takon mua të flas në këtë vend për datën kur qytetarët e Kosovës do të lëvizin të lirë dhe pa viza”, ka thënë Çitaku.

Ndërkohë Stefan Manservisi nga Komisioni Evropian ka thënë se duhet të luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni.

”Komponentë e dytë ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit. E dimë që korrupsioni është kancer i institucioneve demokratike dhe në mënyrë që të shkojmë dosje të mirë në proces në institucionet të cilat e ndjekin krimin dhe qëndrojnë në mënyrë transparente, se ne po flasim lëvizjen e njerëzve jo për qeveritë. Ne po punojmë për njerëzit tanë që të kemi një përcjellje që domethënë që korrupsioni është çrrënjos është një çështje kruciale e kësaj. Ne jemi këtu për të ndarë eksperiencën tonë që i kemi bërë në vendet e tjera të rajonit”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button