Enti për revizion, shqiptarët të përfaqësuar me vetëm 13 për qind

Avazi diskriminues mbi përfaqësimin e drejtë dhe adekuat si dhe përdorimit të gjuhës shqipe, nuk ka të ndalur.

Enti shtetëror për revizion (ESHR), nuk posedon version shqip të ueb faqes së saj, ndërsa shqiptarët në këtë institucion janë të përfaqësuar me vetëm 13 për qind, kështu na tha Naser Ademi, zëvendës drejtor i ESHR.

‘Enti për revizion ka në rritje përfaqësimin e shqiptarëve, për momentin afërsisht është 13 për qind numri i shqiptarëve, ndërsa më herët ishin vetëm 8 për qind. Shpresojmë se 25 për qindëshi shumë shpejtë do të arrihet, por ju e dini se me recesionin qeveria i ka ndaluar punësimet dhe ne nuk mund të bëjmë punësime, sepse me punësimet e reja është planifikuar që 20 për qindëshin hisen tonë ta marrin ne shqiptarët dhe të punësojmë aq sa na takon neve’ tha Ademi.

I pyetur për ueb faqen e ESHR-së, se përse është vetëm në versionin maqedonisht, Ademi tha se nuk lejojnë mjetet të bëhet në shqip, por nuk përjashtohet nga mundësia që ndonjëherë të vihet në funksion edhe ky shërbim në gjuhën shqipe.

‘Edhe në atë drejtim punohet por është një punë që cdo vit buxheti i Entit për revizion shkon duke rënë, kurse përafërsisht një numër shumë i madh i mjeteve na e kanë zvogëluar nga ana e buxhetit të shtetit. Shpresojmë se do ta kemi parasysh dhe shumë shpejtë edhe atë do ta rregullojmë’ premtoi Ademi./PortAlb

Lajme të ngjashme

Back to top button