Buxheti i RMV-së për mbrojtje është për një të tretën më i lartë krahasuar me vitin 2014 (Infografik)

Buxheti i mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut në vitin 2020 ka qenë 30% më të lartë nga ai në vitin 2014, tregojnë të dhënat e krahasuara të NATO-s. Rritja, në realitet, është bërë në vitin2019, kur buxheti i mbrojtjes ka qenë 130 milionë dollarë, për 29 milionë më shumë se vitin e kaluar, transmeton Portalb.mk.

Buxheti i mbrojtjes

Në atë periudhë, mbrojtja ka pasur buxhetin më të ulët në vitin 2017, kur ka qenë rreth 94 milionë dollarë apo 0,89% e bruto prodhimit vendor (BPV). Për krahasim, buxheti i këtij viti i Ministrisë së mbrojtjes është 11,1 miliardë denarë, apo rreth 214,3 milionë dollarë, që është 1,57% e BPV-së.

Krahas shumës, është ndryshuar edhe struktura e buxhetit të mbrojtjes. Në vitin 2014 ARM ka pasur 5,6% të buxhetit të dedikuar për pajisje të re, ndërsa në vitin 2020, sipas vlerësimeve të NATO-s, ajo përqindje ka qenë 11,41. Në buxhetin për vitin 2021, për pajisje, mbrojtja dedikoi një të katërtën e mjeteve të përgjithshme në dispozicion, përkatësisht 25% të buxhetit. Shpenzimet për staf janë zvogëluar nga 72,5% të buxhetit në vitin 201462,6% në vitin 2020, ndërsa për infrastrukturë janë zmadhuar nga 1,22,7%.

Maqedonia e Veriut për momentin e ka ushtrinë më të lirë në NATO, pas Shqipërisë. Mbrojtja në vitin 2020 ka kushtuar 66 dollarë për kokë banori, ndërsа qytetarët e Shqipërisë, për buxhetin e tyre të mbrojtjes kanë ndarë nga 55 dollarë.

Për krahasim, në rajonin e Malit të Zi për mbrojtje ndahen nga 113 dollarë për banor, Bullgaria 127 dollarë, Rumania 222, Kroacia 229, Sllovenia 243, ndërsа çdo banor i Greqisë vitin e kaluar ka paguar nga 459 dollarë për Ministrinë e vet të Mbrojtjes. Mesatarja në NATO, pa SHBA-të është 503 dollarë për kokë banori, ndërsa me SHBA-në dy herë më shumë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button