Pas dorëheqes së Papës, rrufeja godet bazilikën e Vatikanit (Foto dhe video)

Pak orë pas deklaratës shokuese të Papa Benediktit XVI për dorëheqjen e tij, që zhyti në pështjellim kishën katolike, bazilika e Shën Pjetrit u godit nga një rrufe.

Fotografia e veçantë, që tregon pikërisht këtë moment, ka përfunduar në faqet online të gazetave më të mëdha italiane e atyre britanike.

“Mos është vallë një shenjë nga lart?”, komentonte “Daily Mail” foton e përcjellë në faqen e parë të saj nga e përditshmja italiane “La Republicca”.

Edhe pse zyrtarët deklaruan publikisht, se nuk ka pasur asnjë lloj presioni mbi Atin e Shenjtë për ndërmarrjen e një hapi të tillë, interneti është mbushur me spekulime, sipas të cilave pas këtij vendimi mund të qëndrojë diçka aq e rëndë, sa Papa Benedikti nuk ka pasur zgjedhje tjetër përveçse të largohet.

Lajme të ngjashme

Back to top button