Gruevski: Nuk ka zgjedhje të parakohshme parlamentare

Nuk ka marrëveshje për zgjedhje të parakohshme parlamentare, është porosia që kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në prag të zgjedhjeve të ardhshme lokale, ua dha liderëve dhe përfaqësuesve të partive politike nga koalicioni “Për Maqedoni më të mirë”, pas nënshkrimit të sotëm të Deklaratës për unitet, partneritet dhe zhvillim lokal, të.

“Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së pas analizave dhe diskutimeve paraprake, e të vetëdijshëm për situatën në të cilën na solli sjellja e papërgjegjshme e opozitës, e posaçërisht e liderit i tyre, i cili e vuri peng shtetin që ta shpëtojë karrierën e tij politike dhe i bëri dëme të mëdha shtetit, mori vendim në të cilin beson fuqishëm, e ajo është se ngjarjet që ndodhën në Parlament duhet të zgjidhen, gjegjësisht të gjendet mënyrë përmes dialogut të krijohen kushte me të cilat do të parandalohen rastet e tilla, gjegjësisht nuk do të lejohet të përsëriten”, tha Gruevski.

Ai tha se edhe krahas vërejteve të cilat publikisht i potencuan, e mbështesin idenë e presidentit Ivanov për formimin e komisionit ad-hoc, i cili do të jap rekomandime, mes tjerash, edhe rreth procedurave dhe Rregullores për Kuvendin dhe konzistencën e tyre me Ligjin për Kuvend.

Poashtu, Gruevski dërgoi porosi publike për mbikëqyrje ndërkombëtare të zgjedhjeve të ardhshme lokale, në numër të cilin ata vlerësojnë se nevojitet.

Ai e theksoi edhe gatishmërinë për pranimin e rekomandimeve të OSBE/ODHIR-së në pjesën e zgjedhjeve lokale, në pajtim me standardet dhe praktikat ndërkombëtare, nëse ekziston edhe diçka që nuk është pranuar, e që është në praktikë në pjesën më të madhe nga shtetet evropiane. Gruevski ka thënë se është i gatshëm për vazhdimin e dialogut me Shoqatën e gazetarëve në Maqedoni, me qëllim që në mënyrë aktive të mbështetet roli dhe rëndësia e lirisë së mediave. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button