Ambasadorët e BE-së i japin mbështetje Planit për luftë kundër korrupsionit

Zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, Lupço Nikollovski, euroambasadori David Geer dhe ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, në takimin e sotëm diskutuan për temën e implementimit të planit të miratuar operativ për luftë kundër korrupsionit, të cilët ofruan mbështetje për zbatimin e reformave në pajtueshmëri me standardet e BE-së, transmeton Portalb.mk.

“Në funksion është regjistri i ri nacional i pronarëve të vërtetë. Kjo vegël siguron të dhëna të sakta dhe të përditësuara për pronarët e kompanive, përkatësisht të dihet saktë kush qëndron pas ndonjë kompanie që është e rëndësishme për hyrjen e parave të fituara në mënyrë joligjore. Nga vendosja e regjistrit, deri më tani janë vendosur 5000 subjekte, numri pritet të jetë më i madh pas dorëzimit të llogarive vjetore, për çka për shkak të pandemisë covid është vazhduar afati. Kemi përforcuar edhe mekanizmin e kontrollit, shërbimet e inspektoratit dhe me ndryshimet ligjore i kemi rritur kompetencat”, theksoi Nikollovski.

Ai sqaroi të gjitha 18 masat e planit operativ për luftë kundër korrupsionit dhe tha se, Qeveria dhe qytetarët janë në anën e njëjtë, ndërsa për një pjesë të aktiviteteve nevojitet edhe mbështetja e ambasadorëve.

“Ligji duhet të vlejë për të gjithë, se çdokush që ka bërë shkelje duhet të mbajë përgjegjësi për veprat e tija dhe do ta kthejmë besimin e qytetarëve tek institucionet”, theksoi ai.

Në drejtim të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve dhe administratës për parandalim të korrupsionit, u tha se me planin parashihet që çdo institucion të emërojë dhe të shpallë publikisht person të autorizuar për pranimin e denoncimeve për korrupsion eventual dhe institucionet të sjellin program vjetor të antikorrupsionit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button