‘Gishti’ rrëfim për luftën e Kosovës, në Shkup me 26 shkurt

Ndryshe, aktualisht në Teatrin Shqiptar përgatitet shfaqja “Gishti”, një tragjedi shkruar nga autorja e re dhe tejet e suksesshme nga Kosova, Doruntina Basha, në regji të Agon Myftarit.

Premiera e shfaqjes pritet më 26 shkurt. 

‘Gishti’ është rrëfim për luftën e Kosovës nga perspektiva e grave të personave të zhdukur. Drama eksploron jetën e rëndë të dy grave, Zojës (rreth 45) dhe Shkurtës (në të 30-at e hershme), të cilat vazhdojnë të jetojnë bashkë në pritje pavarësisht faktit që djali i Zojës, respektivisht burri i Shkurtës, është zhdukur në luftën e Kosovës dhjetë vjet më parë. Zoja pret që djali t’i kthehet i gjallë, ndërsa Shkurta pret që të kthehet trupi i tij në qese të zezë.  Në një nivel tjetër  ‘Gishti’ eksploron edhe fenomenin shoqëror të ripatriarkalizimit të shoqërisë pas lufte, duke trajtuar gratë që jetojnë në ambiente tradicionale e që vazhdojnë të kontrollohet nga kode patriarkale edhe pasi që burrat e tyre nuk janë më.

‘Gishti’ në vitin 2011 tekst është shpallur ‘Drama më e mirë bashkëkohore e angazhuar’ në konkursin rajonal të Fondit Heartefact për dramë bashkëkohore, në të cilin kanë konkuruar  mbi 120 drama nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi e Kosova. ‘Gishti’ është dhënë premierë në teatrin Bitef në Beograd, më 25 dhjetor 2012, në regji të Ana Tomoviq dhe në role nga Jasna Gjuriçiq dhe Milica Stefanoviq. Njëherit, ‘Gishti’ është teksti i parë i një autoreje shqiptare që inskenohet dhe prodhohet nga një teatër beogradas./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button