Qumështi i dyshimtë “Dukat” nuk është në qarkullim, të enjten do të dihet nëse është toksik

Deri të enjten do të dihet nëse 360 litra të qumështit të dyshimtë “Dukat” të cilat gjenden në Maqedoni, a kanë aflatoksine.

Siç kumtoi sot drejtori i Agjencisë për ushqim dhe veterinari Dejan Runtevski, këto sasi të qumështit aspak nuk janë lëshuar në qarkullim. Ndodhen në magazinat e distributorëve.

Sipas Runtevskit, kontrollet e aflatoksineve në qumësht nuk janë pjesë e analizave të rregullta në vendkalimet kufitare. Zakonisht, ato zbatohen pas marrjes së njohurive për praninë e mundshme të substancave të palejuara. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button