Bullgari, policia sekuestroi 3.6 milion euro dhe 4 milion dollarë të shtypura në shtypshkronjën e një Universiteti të Sofjes

Policia bullgare ka sekuestruar kartëmonedha të falsifikuara me cilësi të lartë, të cilat ishin shtypur në shtypshkronjën e një Universiteti të Sofjes, njoftuan autoritetet, pa përmendur emrin e universitetit. Në një aksion të përbashkët me Shërbimin Sekret amerikan, policia Bullgare arrestoi dy persona dhe konfiskoi një makinë dhe pajisje për shtypjen e parave, së bashku me një sasi të madhe të kartëmonedhave të dollarit amerikan dhe euros, transmeton Portalb.mk.

“Vlera e parave të sekuestruara është e madhe. Provat materiale tregojnë për krim serioz”, tha shefi i policisë së Sofjes Georgi Haxhiev.

Sipas prokurorisë, vlera e shumës së sekuestruar është 4 milion dollarë dhe 3.6 milion euro

Policia beson se dy të dyshuarit janë pjesë e një organizate më të madhe kriminale të cilët merren me tregti me falsifikim dollarësh për Ukrainën dhe për euro për Evropën Perëndimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button