A thua ka diçka mes Rita Orës dhe James Atrhur?

Rita Ora tashmë përcillet në çdo hap që bën nga paparacit. Së fundmi, ajo është parë në shoqërinë e fituesit të X Factor në Britani, James Arthur.

Fillimisht ata janë shoqëruar së bashku në after partyn e X Factor. Ndërsa në mëngjes, ai është fotografuar duke dalë nga hoteli ku po qëndron këngëtarja, dhe këtu kanë ngjallur dyshimet se ata kanë qëndruar në kontakt me njëri-tjetrin që kur Rita ishte juri mysafire në X Factor vitin e kaluar.

Ata ende nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë rreth lidhjes së tyre të mundshme.

Kjo nuk është hera e parë që ka thashethëme për një romancë mes dy të rinjëve. Një burim tha për “The Sun” ka thënë:

“James është një tifoz i madh i Ritës. Ai tashmë ka shkëmbyer disa mesazhe me të dhe është duke shpresuar se kjo mund të çojë në diçka më shumë..” 


Më herët Rita Ora ishte në lidhje Me Bruno Mars e Rob Kardashian

Lajme të ngjashme

Back to top button