Moti gjatë javës: Sot do të ketë erë të fuqishme

Gjatë ditës së sotme në Maqedoni pritet të mbajë mot me vranësira dhe erë të fuqishme. 

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -4 deri 3 °C, ndërsa ato të ditës do të luhaten prej 4 deri 13 °C.

Edhe në Shkup dhe rrethinë pritet mot i ngjashëm, me temperaturë të mëngjesit -1°C, ndërsa më e larta e ditës do të arrij 9°C.

Të mërkurën reshje shiu

Do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu, ndërsa në vendet më të larta se 1000 metër edhe borë. Do të fryjë erë e fuqishme 30 km/h. Temperaturat e mëngjesit do ulen në -2°C, ndërsa më e larta e ditës do të arrijë 11°C.

Të enjten, në orët e hershme të mëngjesit do të kemi paraqitje të mjegullës, ndërsa gjatë ditës na presin periudha dielli.Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -3 deri 4°C, ndërsa ata të ditës do të ngritën në 11°C. 

Të premten, mot relativisht i qetë me vranësira mesatare dhe me periudha dielli, me temperatura prej minus 4 deri 10 °C.

Gjatë fundjavës (e shtunë dhe e diell) pritet të mbajë mot me vranësira dhe periudha dielli. Temperaturat e mëngjesit do të ulen në -5°C ndërsa më e larta do të arrijë deri 10°C./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button