Vogue- Beyonce, Mbretëresha B

Beyoncé Knowles nuk lodhet asnjëherë për të tërhequr vëmendjen, por rrëfimi i saj në Vogue, numri i së cilës del në Mars, ku ylli tregon për lindjen e bebes së parë të rrëmben furishëm. 

Më 7 Janar të vitit 2012, Beyonce hyri në një fushë krejt të re të jetës sapo takoi vajzën e parë të saj, Blue Ivy. 


Këngëtarja 31-vjecare tha se dita e lindjes së vajzës, pavarësisht dhimbjeve të forta të lindjes ka qenë dhe “dita më e bukur” e jetës së saj. 

‘Kisha krijuar një lidhje shumë të fortë me vajzën. Dhe ditën që nisën dhimbjet, kur ishin castet e lindjes, mendova një beb të vogël që përpiqej të shtynte një derë shumë të rëndë. Mendova me vete, kjo foshnje po bën punën më të madhe, dhe nuk mendova më për dhimbjet e mia, tentova megjithë fuqinë ta ndihmoja të lindte. E di që ngjan si çmenduri, por unë e ndjeva komunikimin me beben time”. 

Në planet e saj është dhe një fëmijë numër dy.
“Kur isha e re mendoja që, mbase nuk do bëj fëmijë kurrë, por ja që tani dua jo vetëm një, por edhe një tjetër fëmijë. Nuk e di se kur por dua dhe një tjetër”, tregon Beyonce. 

Këngëtarja shpjegon se pavarësisht shëndetit ajo ndihet seksuale. “Nëse jam e shëndoshë, e dobët, e rëndë, jam grua, ndihem seksuale dhe nuk kam turp”.

Lajme të ngjashme

Back to top button