Temple Run 2, ka arritur 50 milionë shkarkime në kohë rekord

Projektuesit e lojës Temple Run 2 kanë njoftuar se kanë thyer rekord me këtë lojë. Pas daljes së saj më 17 Janar, për 2 javë loja ka arritur 50 milionë shkarkime.

Duke kombinuar platformat celulare Android, pajisjet Kindle dhe iOS, loja është shkarkuar 50 milionë herë në 13 ditë.

Kjo e bën lojën me shkarkimet më të mëdha për një kohë të shkurtër në historinë e shkarkimeve në internet. Temple Run 2 theu rekordin që mbahej nga Angry Birds Space, e cila arriti 50 milionë shkarkime në 35 ditë.

Loja arriti të shkarkohej 6 milionë herë në vetëm 24 orë. Programuesit e lojës thanë se së shpejti do të dalin rroba me personazhet e kësaj loje.

Lajme të ngjashme

Back to top button