BE: Kemi siguruar ndihmë të qëndrueshme për Maqedoninë e Veriut, mirëpo për para nga Fondi nuk janë plotësuar kriteret

Opozita e akuzoi pushtetin për mos përfitim të ndihmës nga FSBE, ndërsa nga pushteti theksuan që kusht për të fituar para nga ky Fond janë shpenzimet lidhur me kovid-19 në katër muajt e parë të jenë afërsisht 31 milionë euro, ndërsa shpenzimet tona si shtet kanë qenë 7,6 milionë euro, transmeton Portalb.mk.

Bashkimi Evropian siguroi ndihmë të qëndrueshme për Maqedoninë e Veriut në ballafaqimin me kovid-19 nga fillimi i pandemisë. Lidhur me Fondin për solidaritet të BE-së (FSBE), sipas informatave tona, Maqedonia e Veriut nuk i ka plotësuar kriteret në momentin kur është aplikuar.

Këtë përgjigje e japin nga Delegacioni i BE-së në vend për agjencinë e gazetarisë AIM lidhur me reagimet se Maqedonia e Veriut nuk është ndër vendet që do të fitojnë ndihmë nëpërmjet FSBE.

“BE ka siguruar ndihmë të qëndrueshme për Maqedoninë e Veriut në luftën me kovid-19 nga fillimi i pandemisë. Konkretisht, ka siguruar 226 milionë euro për mbulim të materialeve mjekësore dhe pajisje, për mbështetje të grupeve të lëndueshme, bizneseve dhe të papunëve, si dhe për ndihmë makroekonomike”,thonë nga delegacioni i BE-së për MIA.

Përkujtojnë që para pak kohe janë siguruar edhe 70 milionë euro për blerje të vaksinave dhe pajisje të lidhur për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Kjo vjen si plotësim ndaj Planit ekonomik dhe investues të dizajnuar për përkrahje të rikuperimit afatgjatë të ekonomive të vendeve nga Ballkani Perëndimor në vlerë prej nëntë miliard euro”, shtojnë nga Delegacioni i BE-së.

Komisioni Evropian (KЕ) dje e ka bërë publike që do të jep pothuaj 530 milionë euro si përkrahje financiare për 17 vende-anëtare të Bashkimit dhe 3 vende kandidate për t’i mbuluar shpenzimet publike për pajisje mbrojtëse mjekësore dhe personale, parandalim, mbështetje të popullatës, mbikëqyrje dhe kontroll të përhapjes së sëmundjes. Ndër ato nuk është Maqedonia e Veriut, ndërsa tre vendet që fituan ndihmë, vende jo anëtare të BE-së janë: Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia.

Kjo shkaktoi reagime nga opozita e cila e akuzoi pushtetin. Ndërkaq, nga pushteti theksuan se kusht që si shtet të fitojmë para nga Fondi i BE-së për solidaritet, shpenzimet minimale që duhet t’i ketë vendi në valën e parë të krizës (katër muajt e parë) duhet të jetë pothuaj 31 milionë euro. Megjithatë, kur janë mbledhur të dhënat nga institucionet dhe komunat, si dhe nga marrëveshjet e nënshkruara për prokurime lidhur me kovid-19 nga Byroja për prokurime publike, shpenzimet që i kemi pasur kanë qenë 7,6 milionë euro.

“Përkatësisht, mbështetja nga FSBE ka qenë e kushtëzuar me ngarkim mbi financat publike me limit minimal prej 1,5 milionë euro (çmime nga viti 2011) ose 0,3% të bruto të ardhurave nacionale (BAN) të vendit – aplikues potencial. Në shifra absolute, në rastin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ky limit ka qenë 30 852 000 euro, pra nuk ka qenë i përmbushur, duke pasur parasysh atë që shuma e shpenzimeve të paraqitura urgjente nga institucionet/komunat ka qenë 7 670 831 euro. Për mbështetje financiare nëpërmjet FSBE, janë kualifikuar shpenzime në sektorin shëndetësor që janë bërë ose janë paraparë të bëhen në periudhë prej 4 muajve, përllogaritur nga data kur vendi që aplikon zyrtarisht ka instaluar masa të caktuara mbrojtëse ose ka qenë e shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Periudhë referente në këtë aspekt për vendin ishte periudha 10.03. – 09.07.2020”, sqarojnë nga SÇE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button