Shkëndija vazhdon me fitore në Durrës

Skuadra e Shkëndijës ka shënuar fitoren e tretë radhazi në kuadër të ndeshjeve kontrolluese që ekipi tetovar i zhvillon në Durrës ku është duke kryer fazën përgatitore.

“Viktima” e radhës e kuq e zinjve nga Tetova ishte skuadra me renome në futbollin shqiptar Partizani i Tiranës e cila këtë sezon garon në ligën e parë në kampionatit shqiptar të futbollit.

Ndeshja përfundoi me rezultat 1-0 në favor të tetovarëve të cilët shënuan në pjesën e parë nga penalltia pas prekjes së topit me dorë nga një futbollit i mbrojtjes së Partizanit.

Gjelbrim Taipi goditi saktë dhe shënoi golin e fitores dhe të vetmin e ndeshjes për skuadrën e Shkëndijës, e cila pati edhe shumë mundësi të tjera veçanërisht gjatë pjesës së dytë, por që nuk mundi ti realizojë.

Trajneri Artim Shaqiri filloi ndeshjen me këtë formacion:

Nikov, Demiri, Mishkovski, Cuculi, Aliji, Rexhepi, Useini, Taipi, A.Shaqiri, Pollozhani dhe Cirjak, ndërsa në lojë u inkuadruan edhe Veliji, Ismaili, Xhemajli dhe Karimani. Për shkaqe shëndetësore në këtë takim mungoi Neziri.

Përballja e radhës e skuadrës së Shkëndijës është planifikuar të mërkurën dhe atë ndaj skuadrës e Teutës nga Durrsi.

Qëndrimi i skuadrës kuq e zi në qytetin bregdetar të Durrësit do të përfundojë ditën e premte kur pritet që ekipi të kthehet në Tetovë për të vazhduar punën dhe pregatitjet për kampionatin. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button