Vdes dhe pacienti i tretë në Maqedoni, i sëmurë nga gripi

Edhe një pacient ka vdekur si pasojë e gripit sezonal që ka kapluar vendin. Nga Klinika Infektive informojnë se pacient i ka pasur ndezje në mushkëri dhe meningjit ( ndezje të trurit), tek i cili më tej është izoluar virusi i gripit të tipit A. Pacienti ishte i lindur në vitin 1952.

Ai ishte hospitalizuar më 7 shkurt me pasqyrë të rëndë klinike. Pacienti më parë ka qenë i sëmurë nga më shumë sëmundje të rënda  kronike, siç janë dhembje të rëndë në zemër, presion të gjakut të ngritur dhe me zemër të dobët. Edhe përskaj tentimeve të shumta dhe masave të ndërmarr për shërim urgjent të pacientit i njëjti ka ndërruar jetë po të njëjtën ditë, vetëm disa çaste pas hospitalizimit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button