Rregullatori evropian miratoi vaksinën e kompanisë Johnson&Johnson
Agjencia Evropiane e Ilaçeve ka miratuar vaksinën kundër koronavirusit, të kompanisë Johnson&Johnson.
Ky vendim vjen ndonëse kompania ka njoftuar ligjvënësit e Bashkimit Evropian se vaksina nuk do të ketë mundësi të dërgohet deri në mesin e muajit prill.
Kjo vaksinë tashmë është miratuar në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, njofton REL.
Për dallim nga vaksinat e kompanive tjera, kjo vaksinë merret vetëm në një dozë.
Rezultatet e testimeve me rreth 44,000 pjesëmarrës kanë treguar se vaksina e kompansë Johnson&Johnson, është 66 për qind efektive në parandalimin e sëmurjes së rëndë nga koronavirusi.
Vaksina e kësaj kompanie bëhet e katërta që është miratuar nga blloku evropian.