Është shkarkuar Sofija Laliçiq, e cila sipas përgjimeve, ishte bërë gjykatëse me porosi të Mijallkovit
Me 11 vota “për” dhe 2 “kundër”, Këshilli Gjyqësor sot e ka shkarkuar nga detyra gjykatësen e Gjykatës Penale, Sofija Laliçiq, njofton Portalb.mk.
“Është miratuar vendin që një gjykatës të shkarkohet nga kryerja e detyrës së funksionit gjyqtar për shkak të kryerjes së funksionit në mënyrë joprofesionale dhe të pandërgjegjshme dhe njëkohësisht largohet nga kryerja e detyrës deri në plotfuqishmërinë e procedurës”, thonë nga Këshilli Gjyqësor.
Për Sofija Laliqin, Zoran Zaev, derisa ishte në opozitë publikoi një bisedë, në të cilën dëgjohej duke folur me shefin drejtorin e atëhershëm të Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov, pasi ky i fundit ia ka rregulluar punën që të zgjedhet gjykatëse.
Në bisedë dëgjohet Mijallkovi duke e njoftuar miken e tij Laliçiq, se puna është e kryer dhe është zgjedhur gjykatëse.
Transkripta e bisedës:
- SM: Çfarë bën?
- SL: Asgjë ja në Ohër jam.
- SM: Ka borë?
- SL: Shumë.
- SM: Shumë!?
- SL: Po, shumë.
- SM: E po kjo është mirë. Do të kujtojmë se me borën e parë disa punë janë kryer.
- SL: Po bën shaka?
- SM: Po, hajde, urime, me fat.
- SL: Për kur?
- SM: Të hënën.
- SL: Po bën shaka?
- SM: Nuk po bëj shaka bre. Vetëm mos i trego askujt, asgjë.
- SL: Jo, jo, jo.
- SM: Askujt. Vetëm për vete mbaje këtë.
Bisedën e plotë në audio mund ta dëgjoni: KËTU.
Shkarkimi i Laliçiqit vjen pas fillimit të “pastirmit” në gjyqësor. Metodologjia për “pastrimin” është miratuar më 21 dhjetor të vitit 2020. Prej atëherë deri tani për punë joprofesionale dhe keqpërdorime janë shkarkuar gjyqtarja supreme, Tatjana Mihajllova dhe dy gjyqtarët nga Gjykata e Ohrit. Paraprakisht u shkarkuan edhe ish kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski dhe ish kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski.
Reformat në gjyqësor gjithsesi janë ndër parimet kryesore të kryeministrit Zoran Zaev, duke e pasur parasysh se Maqedonia e Veriut duhet t’i fillojë bisedimet – a të njëjtat do të ndalohen menjëherë nëse gjyqësori vazhdon me praktikën e vjetër – jo-transparencë, jo-profesionalitet, anshmëri, pabarazi apo ndikim të pushtetarëve në vendimet e tyre. Gjatë periudhës së mandatit të kaluar, reformat në gjyqësor ndonëse u premtuan dhe vazhdimisht ishte në fjalimet e pushtetarëve se i njëjti do të reformohet, megjithatë përveç ligjeve të miratuara në letër – në terren ishte po e njëjta situatë, madje me një arsye më pak për t’i besuar resorit me më pak besueshmëri te qytetarët, pas skandalit/zhgënjimit me kryeprokuroren speciale, Katica Janeva.
“Vetingu” ishte një ndër zgjidhjet që vazhdimisht është folur e përfolur si një mjet i drejtpërdrejtë për ta ndaluar praktikën e jotransparencës apo mosndëshkimit të strukturave gjyqësore, pavarësisht rezultateve të dobëta dhe vendimeve skandaloze. Megjithatë, BE-ja një gjë të tillë nuk e preferonte për shkak të përvojës së hidhur në Shqipëri, ku u bllokuan institucionet. Por kjo nuk do të thotë që ata nuk kërkonin pastrim të gjyqësorit. Kërkesa e evropianëve ishte që autoritetet shtetërore të RMV-së ta pastrojnë gjyqësorin, por me mekanizmat ekzistues, gjë e cila u respektua dhe “vetingu” sipas modelit të Shqipërisë u hoq nga tavolina.
- LEXO: Mariçiq: Filtrimi në gjyqësor do të zgjasë, janë krijuar të gjitha parakushtet për rezultate
- LEXO: Procesi i filtrimit, prokurorët do të vlerësohen duke ua kontrolluar 6 lëndë, gjykatësit 10 lëndë
- LEXO: Ideja e filtrimit është që të shmanget vjetërsimi i lëndëve për shkak ndikimit ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, tha Mariçiq
- LEXO: RMV, Këshilli për Reforma në Gjyqësor e konfirmoi metodologjinë për filtrim të gjyqësorit
- LEXO: Ministri Mariçiq numëroi disa prioritete për gjyqësorin, euroambasadori Gir tha se numër një është kthimi i besueshmërisë së qytetarëve
- LEXO: Pendarovski takim me Mariçiqin dhe Simovskin, u bisedua për reformat gjyqësore dhe regjistrimin e popullsisë
- LEXO: RMV, Këshilli Gjyqësor shkarkoi dy gjyqtarë për shkak të punës joprofesionale dhe të pandërgjegjshme
- LEXO: Mariçiq: Filtrim të gjyqësorit dhe prokurorisë për më shumë besueshmëri të qytetarëve në sistemin gjyqësor
- LEXO: Mariçiq – Bomgartner: Franca është e gatshme të ndihmojë në reformat në gjyqësor