MPB: Janë konfiskuar mbi gjysmë toni marihuanë në dy aksione (VIDEO)

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme në dy aksione të veçanta ka ndërprerë dy kanale për transportim ndërkombëtar të mbi 500 kilogramëve marihuanë dhe janë arrestuar tre persona, kumtoi sot zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski, njofton Portalb.mk.

Pesha e rëndë ende nuk është konstatuar pasi që ende vazhdon matja dhe ekspertiza e drogës së konfiskuar në Sektorin për Ekspertiza.

“Sektori për Shkatërrim të Krimit të Organizuar dhe Serioz ka ndërprerë kanal ndërkombëtar për transport të marihuanës nga Kosova nëpërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë për Turqi dhe deri më tani janë konfiskuar (nuk janë matur) 424 kilogramë marihuanë dhe nga liria është privuar një person. Marihuana e konfiskuar në tregun e drogës në Turqi vlerësohet se do të arrinte çmimin e mbi një milion eurosh”, thonë nga MPB.

Ata shtojnë se gjatë ditës së djeshme është dorëzuar padi penale kundër D.N. (47) nga Shkupi për kryerjen e veprës penale “prodhim të paaturizuar dhe lëshim në treg të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” sipas nenit 215, paragrafi 1 nga Kodi Penal.

“Në kuadër të zbatimit të hulumtimit kriminalistik është konstatuar se D.N. me qëllim që të përfitojë paligjshëm ka udhëtuar për në Kosovë, me qëllim që të organizohet dhe zbatojë transport i marihuanës nga Kosova nëpërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, me destinacion përfundimtar në Turqi. Më 06.03.2021 rreth orës 21:30 në P.K. Bogorodicë, pas planit paraprak të përgatitur, janë ndërmarrë masa dhe aktivitete dhe gjatë hyrjes nga RMV nga ana e zyrtarëve policorë me asistim të doganierëve është kryer bastisje në automjetin transportues ngarkues “Iveko Stralis” me targa të Shkupit, në pronësi të personit juridik dhe i drejtuar nga D.N. Gjatë kontrollit në rimorkio mes mallit legal mbeturina-letër mbeturinë, janë gjetur dhe konfiskuar 519 paketime me marihuanë a është marrë edhe një telefon celular me SIM kartelë, dy patentë shoferë, çelësa dhe dokumentacion”, shtojnë nga MPB.

Gjatë ditës së sotme vazhdon bastisja në automjet, pasi që bëhet fjalë për sasi të madhe të drogës, D.N. gjatë ditës do të dërgohet përpara gjykatësit të procedurës paraprake, tha Angellovski.

Në një aksion tjetër, të ndarë nga i lartëpërmenduri, gjatë ditës së djeshme, zyrtarët policorë nga Sektori i Policisë Kriminalistike dhe një sërë institucionesh në vend, në afërsi të kufirit me Greqinë, afër fshatit Selemli, është ndërprerë kanal për transport të drogës nga vendi ynë dhe janë konfiskuar rreth 93 kilogramë marihuanë.

“Janë arrestuar K.K. (28) organizator i transportit dhe S.K. (24) nga fshati Selemli, të cilët në momentin e kryerjes së veprës penale janë kapur në automjetin “Shkoda”, në të cilin është vendosur marihuana. Ata kanë tentuar të arratisen, por shpejtë janë privuar nga liria. Janë kryer kontrolle në zonën e Gjevjgelisë, gjatë së cilës janë konfiskuar mjete lidhur me hetimin. Në lidhje me hetimin, vepron edhe Policia e Greqisë me qëllim që të pastrohet tërë rasti me këtë kanal të tregtimit me narkotikë”, kumtoi Angellovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button