Qeveria e RMV-së e ka miratuar Konceptin për arsim fillor

Qeveria në mbledhjen e mbrëmshme e ka miratuar Konceptim për Arsim Fillor për përgatitjen e së cilës ashtu thonë kanë qenë të kyçur të gjithë palët e përfshira, në mesin e të cilëve ka pasur edhe ekspertë, profesorë universitar, përfaqësues të ASHAM, mësues, organizata civile dhe ndërkombëtare, njofton Portab.mk.

“Koncepti për arsim fillor në fokus i vendos nxënësit dhe të drejtën e tyre për arsim kualitativ. Ai është në interesin më të mirë për fëmijët dhe në drejtim të krijimit të qytetarëve të edukuar dhe përgjegjës, të arsimuar në frymën e vlerave qytetare dhe demokratike të shoqërisë që është postulat themelor i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve në OKB”, thonë nga Qeveria.

Ashtu siç theksuan prej atje, vend të veçantë në Konceptin e arsimit fillor ka zhvillimi i vazhdueshëm profesional i mësuesve drejt përfitimit dhe transmetimit të njohurive të reja për aspektin praktik të punës sipas standardeve për kualitet të procesit edukativo-arsimor në pajtueshmëri me trendët evropiane.

Para miratimit të konceptit pati debat publik në Kuvend ku janë drejtuar ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, kryeministri Zoran Zaev, disa përfaqësues të organizatave dhe shoqatave ndërkombëtare, mësues profesorë, përfaqësues nga ASHAM, BNJVL dhe bashkëpunëtorët tjerë profesional.

Një pjesë e opinionit ka reaguar ashpër për paralajmërimin se nga viti e ardhshëm shkollor do të ndodhin ndryshime të mëdha në arsimin fillor. Paralajmërimi se do të ketë koncept të ri me të cilin do të integrohen disa lëndë në një, ka shkaktuar interpretime dhe reagime të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button