Petrov: Më 24 mars pa opozitë në zgjedhjet lokale dhe pa deputetë opozitarë

Karvani opozitar vazhdoi edhe sot në për rrugët e Shkupit, me ç’rast veturat u nisën nga tre lokacione, gjegjësisht nga lagjet Aerodrom, Autokomandë dhe Gjorçe Petrov dhe përfundoi para ndërtesës që qeverisë, ku deklaratë për mediumet sekretari i LSDM-së, Andrej Petrov.

Opozita thotë se rezistenca po shtohet dhe se pa zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale. Pushtetin e porositën se gjithçka që do të ndërmarrë, përgjegjësia do të bjerë mbi ta, por, për fat të keq, çmimin do ta paguajë Republika e Maqedonisë.

–  Edhe pushteti fliste për to, deri më sot nuk ka lista të pavarura kredibile. Gruevski, opozita e vetme është opozita e bashkuar e udhëhequr nga LSDM-ja. Më me rëndësi për ne është kthimi i demokracisë në institucione, dhe kjo është e mundur vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, tha Petrovi.

– Opozita nuk trillon, ajo krijon, tha Petrovi. Sipas tij vendin e opozitës së vërtetë nuk mund ta krijojnë listat satelitore, të përkrahura nga pushteti. Ato, thotë ai, e deligjitojnë pushtetin.

– Mandatet do t’i kthejmë atëherë kur nuk do të ketë dalje nga kriza politike. Më 24 mars, Maqedonia do të zgjohet pa opozitë në zgjedhjet lokale dhe pa deputetë opozitarë, tha Petrovi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button