Sot do të prezantohen informata të reja për fatkeqësinë e ish-kryetarit Trajkovski

Kryehetuesi për hetimin e rihapur për fatkeqësinë e aeroplanit në të cilin e humbi jetën presidenti i Republikës së Maqedonisë, Boris Trajkovski, Omer Kuliq sot do të komunikojë informacione për vijimin e hetimit të rihapur.

Siç është paralajmëruar, Kuliqi do t’i prezantojë ekspertët e Maqedonisë, që do të jenë pjesë e ekipit ndërkombëtar 15-anëtarësh, i cili ka për detyrë të rihetojë se si është rrëzuar Kingeri V-200.

Për rihapjen e hetimit, sipas Kuliqit, kishte dy arsye. E para është e paraparë me ligj, i cili lejon, konform federatës ndërkombëtare për aviacion civil, që pala e interesuar të mund të mbledhë dëshmi të reja dhe nëse ato janë cilësore, të hapet hetim i ri. Shkaku tjetër për rihapjen e hetimit është numri i madh i spekulimeve edhe nga opinioni maqedonas edhe nga ai boshnjak për rrëzimin e aeroplanit presidencial. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button