KSHZ: Deri në mesnatë mund t’i jepni firmat për kandidatët e pavarur!

Sonte në mesnatë skadon afati i grumbullimit të nënshkrimeve të kandidatëve të cilët kanë vendosur në garën e Zgjedhjeve lokale 2013, të marrin pjesë si kandidat të pavarur.

Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor(KSHZ), Subhi Jakupi.
Komunat shqiptare ku në zgjedhjet e sivjetme do të kemi kandidat të pavarur janë Dibra, Çairi dhe Haraçina.

 ‘Me 9 shkurt përfundon edhe afati i grumbullimit të nënshkrimeve për kandidatët e pavarur të cilët dëshirojnë që të garojnë si lista të pavarura, dhe janë duke u grumbulluar nënshkrime në Manastir, në Resnje, Kavadar, Dellcevçë, Kumanovë, Kriva Pallankë, Kisella Vodë, Çuçer Sandeve, ndërsa tek komunat shqiptare janë nënshkrime për kandidat të pavarur janë në Dibër, Çair dhe Haraçinë’ tha Jakupi.

Ndryshe në zgjedhjet lokale 2013, për Komunën Çair, si kandidat i pavarur do të garojë Besnik Telai, profesor në USHT, për Haraçinën, kryetari aktual i saj Bastri Bajrami, ndërsa për Dibrën Ibrahim Kollari, biznesmen nga SHBA-të.

Gjithashtu sonte skadon edhe afati për shqyrtim publik të listave zgjedhore të cilin mund ta bëni në www.sec.mk./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button