Reagon Shpat Kasapi: Afërdita dhe Di Caprio janë vetëm miq

Ndaj lajmit të publikuar pak më parë në lidhje me fotot në të cilat është Afërdita Dreshaj në një ballkon e shoqëruar nga Leonardo DiCaprio, ka reaguar Shpat Kasapi në një emision radiofonik. 

Sipas Shpat Kasapit, Leonardo DiCaprio është mik i tij dhe i të fejuarës së tij Afërdita Dreshaj. “Leonardon e njoh dhe unë. E kemi mik. Kemi pirë kafe bashkë. Afërdita ka qenë në grup bashkë me modelen Tika Ivezaj. Kushdo që të kishte qenë në vend të Afërditës, do të fotografohej prej paparacëve, sepse Leo është shumë i famshëm”, mësohet të ketë cituar këngëtari. 

Ndërsa vetë Afërdita e ka mohuar të ketë lidhje me Leonardo DiCaprion dhe ka thënë se janë thjesht miq. 

Lajme të ngjashme

Back to top button