Moti me shi dhe borë, në mbrëmje borë me intenzitet më të lartë

Moti sot gjatë ditës do të jetë pjesërisht me re, ndërsa pritet të ketë të reshura të shiut dhe borës veçanërisht në pjesën perëndimore të vendit. Të reshura të borës me intenzitet më të lartë do të ketë në vendet me lartësi mbidetare mbi 700 metra.

Në mbrëmje pritet që të reshurat e borës të shtrihen në të gjithë territorin e vendit. Do të fryjë erë nga juglindja, ndërsa temperaturat e  mëngjesit do të sillen nga -8 deri në -2, kurse ato maksimale ditore nga 1 deri në 8 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button