5 ide për ta befasuar partnerin për Shën Valentin

Shen Valentini po afrohet dhe ju nuk keni asnje ide si ta surprizoni partnerin? Zbulojini ato!

Përgatitni me pare pistën

Për ta surprizuar partnerin ditën e Shën Valentinit, duhet te shtoni dozën e imagjinatës. Përgatisni fillimisht një piste. Qe ne mëngjes dërgojini mesazhe enigme, me pas shkruajini ndonjë e-mail, e kështu me radhë…Pak nga pak drejtojeni drejt vendit te takimit.

Çojeni ne hotel

Po sikur te bënit diçka ndryshe atë dite dhe te kalonit natën ne hotel? Takohuni ne ndonjë restorant qe iu pëlqen te dyve. Me siguri ai do mendoje se i keni përgatitur ndonjë dhurate dhe nuk do i shkoje ne mendje surpriza juaj. Zgjidhni një dhome te bukur, te ngrohte dhe me shërbim ne dhome qe ai te ndihet sa me mire.

Dhurojini lule

Çdo vit ju merrni nga një buqete me lule ditën e te dashuruarve. Po sikur këtë vit te ndërronit rolet dhe ta bëni ju këtë dhurate? Margarita, trëndafila, tulipanë…zgjidhni te preferuarat e tij. Vendoseni buqetën ne tavoline me një mbishkrim dhe pse jo shpërndani disa petale trëndafili ne drejtim te dhomës se gjumit.

Festojeni Shën Valentinin… ne vigjilje

Për ta surprizuar këtë vit partnerin përgatisni diçka interesante mbrëmjen e datës 13. Ne fund te fundit festimi ne datën 14 është bere banal. Krijoni një skene: ai do vije nga puna, ju do e prisni te veshura seksi, një arome e mire ne trup dhe një dhurate mbi tavoline. Do merrni rezultatin e dëshiruar.

Dhurojini një kuti me…fjale te ëmbla dashurie

Ditën e Shën Valentinit te gjithë mendojnë te bëjnë dhurata, por ju duhet te bëni diçka te veçante këtë here. Ne vend te një dhurate materiale dhurojini atij një kuti te mbushur me citate dashurie, fraza, fjale, kujtime…Çdo jave ai do kujtoje secilin detaj te asaj qe i keni dhuruar dhe do ndihet i lumtur. 

Lajme të ngjashme

Back to top button