Tetovë, mjekët apelojnë të merret terapia për gripin

Gripi sezonal shpërndahet në mënyrë aktive në Tetovë dhe rrethinë. Viruset përhapen shpejtë në temperaturat që jemi dëshmitarë ndërsa mungon dhe bora.

Në spitalin klinik të Tetovës gjatë  pesë javëve të fundit janë paraqitur rreth  619 pacientë të prekur nga gripi sezonal. Pak më shumë ka në Gostivar ku shifra arrin në 661 persona. 

Simptomat janë të njohura, temperaturë e lartë, kollitje, teshtitje, ethe dhe në disa raste lotim të syve. Specialisti i mjekësisë familjare Bekim Ismali thotë se në rastin kur pacientët kanë kollitje mbi 48 orë ata duhet patjetër të paraqiten te mjeku i tij amë për të marrë terapinë e duhur. 

“Në të shumtën e rasteve pacientët dyshojnë se mos janë të prekur me virusin aH1N1. Ata pacientë të cilët janë të prekur nga gripi duhet të paraqiten tek mjeku dhe më pas ata do të konstatojë se për çfarë virusi bëhet  fjalë” përfundon Ismaili. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button