RMV, trafiku ajror me tre herë më pak udhëtarë edhe në janar, rikuperim i lehtë pritet nga prilli (Infografik)

Numrat negativë të udhëtarëve të transportuar nga aeroportet e Maqedonisë vazhdojnë të dominojnë edhe në fillim të vitit 2021. Në janar, të dy aeroportet kishin gjithsej 57.716 udhëtarë, nga të cilët 54.141 udhëtarë përdorën Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit dhe 3.575 udhëtarë kanë udhëtua përmes aeroportit “St. Apostulli Pal” në Ohër, tregojnë të dhënat e Entit shtetëror të statistikës, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Nëse  krahasohen me shifrat e vitit të kaluar, në janari 2021 është shënuar numër trefish më i vogël i udhëtarëve. Në janar 2020, nëpër portat e dy aeroporteve kanë kaluar 183.825 udhëtarë. Kjo tendencë negative e rënies së numrit të udhëtarëve në transportin ajror pritet të vazhdojë në shkurt dhe mars. Nëse marrim parasysh faktin që nga prilli deri në qershor të vitit të kaluar, dy aeroportet në vend ishin mbyllur, atëherë pritet që këtë vit të kemi një numër më të madh të udhëtarëve në periudhën prill-qershor 2021.

Sa i përket rritjes së trafikut ajror në muajt e pranverës, kjo kryesisht do të varet nga vendimet e linjave ajrore për numrin e linjave që ata do të vendosin në aeroportet e Maqedonisë. Qatar Airways tashmë ka njoftuar se do të shtyjë rivendosjen e fluturimeve midis Shkupit dhe Dohës për vitin 2022, ndërsa në internet faqen e saj biletat ajrore midis dy qyteteve, për këtë vit, mund të blihen vetëm duke qëndruar në një nga aeroportet kryesore në rajon.

“FlyDubai” gjithashtu e ka anuluar rivendosjen e linjës ajrore midis Shkupit dhe Dubait, e cila duhej të kthehet në funksion nga 28 marsi i këtij viti. Në vend të marsit në internet faqen e kësaj linje ajrore, biletat e linjave ajrore për këtë destinacion mund të blihen jo më herët se për 1 nëntor 2021.

Pavarësisht lajmeve negative, këtë vit ka edhe disa lajme pozitive në lidhje me trafikun ajror në vend. “Aegean Airlines” do të rihapë linjën ajrore midis Shkupit dhe Athinës muajin tjetër, të cilën planifikon ta mbajë dy herë në javë gjatë muajve të ardhshëm. Megjithëse u njoftua se do të ndërpret fluturimet, linja ajrore ukrainase “Windrose Airlines” megjithatë nga 21 Mars sërish kthehet me fluturime nga Shkupi për në Kiev, që do të realozohen një herë në javë deri në fund të orarit të fluturimeve verore në tetor.

Ndikimin më të madh në numrat e trafikut ajror këtë vit do të ketë situata me pandeminë kovid dhe suksesi në trajtimin e saj në vend. Nëse imunizimi i popullatës zbatohet me sukses me vaksina kundër kovid-19 dhe nëse Maqedonia ia del të ketë numër të vogël të rasteve aktive të kovid-19, atëherë është e mundur që kufizimet e udhëtimit të zbuten dhe linjat ajrore të jenë në gjendje të kthehen një pjesë të fluturimeve në ato destinacione që u anuluan në fillim të shpërthimit të pandemisë kovid-19 në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button