RMV, regjistrimi i popullsisë do të fillojë prej 1 marsi për diplomatët dhe qytetarët që jetojnë jashtë vendit

Regjistrimi i popullsisë për Macedoninë e Veriut do të fillojë prej 1 marsit me shtetasit që gjenden jashtë vendit për arsye të ndryshme, duke përfshirë  edhe diplomatët e familjarët e tyre, transmeton Portalb.mk.

“Nga 1 marsi fillon ky operacion i rëndësishëm statistikor, pikërisht me ju si diplomat dhe për familjet tuaja; në mënyrë shtesë, procesi i njëjtë do të duhet të zbatohet edhe për personat që jetojnë jashtë vendit për çfarëdo lloj arsye”, deklaroi ministri për punë të jashtme, Bujar Osmani, në takimin me shefat e Ambasadave dhe Përfaqësive Konsullore që gjenden jashtë vendit.

Osmani ishte i shoqëruar nga drejtori i Entit shtetëror për statistika, Apostoll Simevski dhe zv.drejtori Ilmi Selami.

“Në 50 ditët në vijim kjo duhet të jetë prioriteti më i lartë në punën e rrjetit diplomatik, me qëllim që të sigurojmë kushte përkatëse organeve për regjistrim të kryejnë këtë obligim”, deklaroi Osmani, duke raportuar që diplomatët e familjarët e tyre regjistrimin do ta realizojnë nga 1 marsi deri 15 mars, ndërsa qytetarët tjerë do të kenë mundësi prej 1 marsit deri më 21 prill.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button