Jovanovski: Pushteti për para i bëri incidentet e 24 dhjetorit

– Prapavija e gjithë asaj që ndodhi para, dhe më 24 dhjetor, “të hënën e zezë”, janë paratë – deklaroi para qeverisë nënkryetari i LSDM-së, Zoran Jovanovski.

– Nga njëra anë, LSDM-ja me planin e saj për kursim, luftonte që ta pengojë marrjen e huave të paarsyeshme, që të ndërpritet harxhimi joproduktiv i qeverisë.

Nga ana tjetër, pushteti vendosi që, për para, ta shkelë edhe Rregulloren edhe ligjin edhe Kushetutën, t’i rrahë deputetët dhe t’i largojë gazetarët nga salla e Kuvendit – thotë Jovanovski.

Vlerësimi i opozitës është se “qytetarët gjithnjë e më masovikisht e shprehin revoltën e tyre për gjendjen sociale në të cilën gjenden, për varfërinë, standardin e shkatërruar dhe ajo që është më me rëndësi, për shkak të ndjenjës se po u shkatërrohet edhe ardhmëria”.

Paralajmërohet se nesër, karvani i rezistencës në Shkup, do të jetë më masoviku deri më tani.

– Do të fillojë në orën 5 më 12, në tre lokacione të qytetit dhe të trija karvanet do të ngjiten para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Përveç në Shkup, në të njëjtën kohë, karvane të ngjashme do të ketë edhe në qytetet më të mëdha të vendit.

Edhe njëherë, dëshirojmë t’u falënderohemi qytetarëve, për mirëkuptimin dhe përkrahjen që e tregojnë, dhe njëkohësisht i ftojmë që masovikisht të na bashkangjiten në karvanet e nesërme – ftoi Zoran Jovanovski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button