ASHAM: Kriza politike e dëmshme për shtetin, të zgjidhet përmes dialogut

Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë vlerëson se kriza e krijuar politike i rrezikon interesat vitale të shoqërisë së Maqedonisë dhe kërkoi zgjidhje të saj urgjente përmes vendosjes së dialogut cilësor në mes subjekteve politike përgjegjëse për situatën në vend.

“ASHAM-i shpreh brengosje të madhe për shkak të situatës së krijuar me krizën politike, e cila i rrezikon interesat vitale të shoqërisë së Maqedonisë dhe objektivisht e pengon përparimin e integrimit të saj euroatlantik. ASHAM-i vlerëson se ekzistimi i dialogut demokratik dhe tolerant mbi parimet e sundimit të së drejtës është interesi më i lartë shtetëror, që të gjithë pjesëmarrësit në proceset politike dhe vendimmarëse janë të obliguar ta respektojnë”, thuhet në kumtesën e ASHAM-it, të lëshuar pas seancës së Kryesisë së Akademisë.

Prandaj, shtohet në kumtesë, duhet sa më shpejt të dilet nga situata aktuale politike në vend, për shkak të së mirës së përgjithshme mirë, edhe atë duke vendosur dialog në mes të subjekteve politike që janë  përgjegjëse për situatën në vend.

“Vetëm nëpërmjet dialogut tolerant, duke u ngritur mbi pozitat personale partiake, mund të arrihet marrëveshje për tejkalimin e problemeve më të komplikuara të brendshme dhe të avancohet baza demokratike dhe funksionaliteti i institucioneve, si dhe përgjegjësia për menaxhim me çështjet shoqërore”, thuhet në kumtesën e ASHAM-it. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button