Në pritje të fjalës së Parlamentit Evropian

Analizë speciale për Portalb.mk nga Malinka Ristevska Jordanova, Instituti për Politika Evropiane.

Malinka Ristevska Jordanova

(Para miratimit të rezolutave vjetore të Parlamentit Evropian për shtetet kandidate)

Me një sërë takimesh të nivelit më të lartë dhe pa shumë polemika, javën e kaluar, kaloi vizita e raportuesit për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Kjuquk. Opinioni i Maqedonisë kryesisht e veçoi deklaratën e tij se ekzistojnë dallime të mëdha ndërmjet kërkresave të Bullgarisë dhe pritjeve të Maqedonisë së Veriut.

Parlamenti Evropian ka rol më të rëndësishëm në fazat përfundimtare të procesit të zgjerimit, kur është i domosdoshëm pëlqimi i vet për marrëveshjen për aderim. Megjithatë, ai rregullisht i monitoron shtetet kandidate edhe atë kryesisht nëpërmjet tre mekanizmave: debati vjetor/rezolutë për shtetin kandidat, komiteti i përbashkët parlamentar në kuadër të Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim, si dhe përmes miratimit të buxhetit dhe kontrollin mbi atë në Bashkim. Ky roli i fundit, zakonisht harrohet nga opinioni, ndërkaq është i rëndësishëm për mjetet paraaderuese. Në opinion shpesh ngatërrohen edhe roli i raportuesit për shtetin në Komisionin për Punë të Jashtme (në këtë përbërje: Ilhan Ququk) dhe i bashkëkryesuesit të Komitetit Parlamentar për stabilizim dhe asociim nga Parlamenti Evropian (Andreas Shider). Ky trup i përbashkët për dialog parlamentar ndërmjet shteteve tona dhe Parlamentit Evropian takohet së paku një herë në vit, mirëpo për shkak të KOVID-krizës, takime nuk janë mbajtur vitin e kaluar.

T’i kthehemi rezolutës për shtetin tonë, të cilën Parlamenti Evropian e miratoi – sipas kalendarëve të publikuar – deri në fund të marsit. Kjo, është dokument të cilin zakonisht e miraton ky trup për secilin nga shtetet kandidatë për anëtarësim, disa muaj pas publikimit të raportit të Komisionit Evropian për shtetet kandidatë. Dokumenti miratohet “me iniciativë vetanake”, ndërsa kompetent është Komisionit për Punë të Jashtme. Sipas procedurës së zakonshme, për çdo çështje, Komisioni përcakton raportues, i cili është i obliguar ta analizojë çështjen dhe të parashtrojë propozim rezolutë. Roli i raportuesit është i rëndësishëm edhe në harmonizimin e tekstit, përkatësisht shqyrtimin dhe pranimin e amendamenteve – veçanërisht formulimin e amendamenteve të pranueshme me kompromis. Përcaktohen edhe të ashtuquajturit “raportues nën hije” të grupeve tjera politike – më së shumti me qëllim të kontribuojnë për harmonizimin e tekstit, që do të jetë i pranueshëm për të gjitha grupet politike, përkatësisht së paku për shumicën e domosdoshme. Puna kryesore dhe debati do të përfundohet në Komisionin amë për Punë të Jashtme, që më pas rezoluta të miratohet në seancë plenare.

Megjithëse këto rezoluta të Parlamentit Evropian nuk kanë fuqi obliguese juridike, ato janë të rëndësishme si indikatorë për disponimin politik në institucionet evropiane për zgjerim, si dhe për relacioet me ndonjë shtet kandidat dhe notën politike për gjendjet. Parlamenti Evropian është i njohur si institucion i cili përgjithësisht e mbështet zgjerimin, megjithatë pikërisht aty janë më së shumti të dukshme dallimet ndërmjet atyre që e përkrahin dhe atyre që janë kundër zgjerimit. Rezolutat vjetore zakonisht e pasqyrojnë mesazhin e përgjithshëm të Raportit vjetor të Komisionit Evropian, por, megjithatë më tepër fokusohen në temat politike si dhe në marrëdhëniet e jashtme, ndërsa në rastin e Ballkanit Perëndimor – veçanërisht në marrëdhëniet me fqinjtë. Ndonjëherë këto dokumente fusin edhe narrativ të ri që më tej mund të ndikojnë mbi procesin e aderimit.

Këto propozim-rezoluta vjetore, si dhe amendamentet e parashtruara tani më janë publikuar në ueb faqen e Parlamentit Evropian. Propozim-rezoluta për shtetin tonë kryesisht e mban tonin dhe mesazhet nga Raporti i Komisionit Evropian. Megjithatë, teksti i propozuar, fillimisht, fut narrativ të ri në aspekt të kushteve të reja të imponuara nga ana e Bullgarisë. Krahas asaj që propozim-rezoluta ka për synim sa më shpejtë të mbahet konferencë ndërqeveritare, kjo, megjithatë në tekstin e propozuar, kjo ndërlidhet me nevojën “Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut … të gjejnë kompromis për çështjet lidhur me historinë dhe gjuhën”. Narrativi i tillë është dukshëm i kundërt me qëndrimin zyrtar të Maqedonisë. Është e qartë se tani heshtat thyhen pikërisht për këtë formulim, duke e pasur parasysh numrin e amendamenteve të propozuar e duke përfshirë edhe amendamentet e miratuara me kompromis.

Për fat të keq, megjithëse në propozim rezolutën me të drejtë insistohet për angazhim më të madh të shtetit tonë për mbrojtje të mjedisit jetësor edhe në fusha tjera, tërësisht mungon angazhim për ndarje më të madhe të mjeteve paraaderuese të Maqedonisë së Veriut, pa të cilat nuk do të jenë të mundshme investime më të mëdha, veçanërisht në kushte të krizës së shkaktuar nga KOVID-19. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button