RMV, Kuvendi do të mbajë sot seancë për pyetje deputetësh

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot në orën 11 ka caktuar seancën e 35-të parlamentare për parashtrim të pyetjeve nga ana e deputetëve. Sipas rregullores deputetët e opozitës kanë të drejtë që të parashtrojnë pyetje në proporcion dy me një me pushtetin, transmeton Portalb.mk.

Në seancën e kaluar për pyetje deputetësh, koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa në shenjë revolte, u tërhoqën nga seanca, sepse lideri i ASh-së, Zijadin Sela nuk ishte në mesin e deputetëve të parë për të parashtruar pyetje. Deputeti i ASH-së, Syrija Rashidi paralajmëroi se nëse deputetët nga partitë opozitare shqiptare nuk janë në mesin e dy të parëve për të parashtruar pyetje deputetësh, atëherë nuk do të ketë fare pyetje deputetësh.

Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi e lexoi listën që deputetët nga partitë opozitare shqiptare i kanë dorëzuar më 26 janar për seancën për pyetje deputetësh dhe tha se në atë listë nuk është paraqitur deputeti Sela.

“Si ta vendos tani Selën të parashtrojë pyetje deputetësh kur në listën që ma keni dorëzuar prej 26 deputetëve, Sela nuk është askund. Në koordinimin para seancës për pyetje deputetësh nuk vini që të dakordohemi”, tha Xhaferi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button