Australia, vendi i parë në botë që me ligj i kërkon Facebook-ut dhe Google të paguajnë për përmbajtjen mediatike

Australia është vendi i parë në botë, që miratoi një ligj, sipas së cilit Facebook dhe Google duhet të paguajnë për përmbajtjen mediatike në platformat e tyre, njofton Portalb.mk.

Të dy gjigantët e teknologjisë kundërshtuan fort kodin ligjor, me Facebookun, i cili javën e kaluar bllokoi të gjitha lajmet në Australi, por vendimi u përmbys disa ditë pas negociatave me qeverinë.

Pas këtyre bisedimeve, u miratuan ndryshime të reja në ligj, të cilat lejuan Facebook-un dhe Google-in të mos ishin subjekt i kodit. Sidoqoftë, të dy kompanive u kërkohet tani të paguajnë shuma të mëdha disa botuesve Australianë që nuk i përfshihen kodi.

Ligji australian shihet si provë për miratimin e mundshëm të rregulloreve të ngjashme në vendet e tjera. Facebook dhe Google thonë se ligji gabimisht e kupton faktin se si funksionon interneti.

Ligji inkurajon mediat dhe dy kompanitë teknologjike të merren vesh mbi pagesën, ndërsa nëse këto bisedime dështojnë, atëherë mund të zhvillohet një arbitrim i pavarur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button