Policia arrestoi pronarin e lokalit në Tetovë dhe tri shtetase të huaja nga Rusia e Shqipëria

Policia e Tetovës në mesnatë ka mbyllur një lokal i cili punonte pas orarit të lejuar, ndërkohë ka arrestuar edhe pronarin e lokalit, transmeton Portalb.mk.

“SPB Tetovë ka arrestuar 30 vjeçarin nga Bogovina, objektit i të cilit në fshatin Zherovjan punonte pas orarit të lejuar dhe në të gjendeshin 13-të mysafir dhe 6-të shtetase të huaja”, raportojnë nga policia.

Policia raportoi që në lokal janë arrestuar edhe dy shtetase e Rusisë dhe një shtetase e Shqipërisë, të dyshuara për keqpërdorimin me qëndrimin turistik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button