Për një vit, borxhi i brendshëm i shtetit është rritur për 513 milionë euro

Niveli i borxhit të brendshëm të vendit nëpërmjet letrave shtetërore me vlerë (kambialet shtetërore dhe bonot e thesarit) është rritur për 31,5 miliardë denarë (512,6 milionë euro) në periudhë prej 12 muajsh – prej janarit të vitit të kaluar deri në fund të janarit të këtij viti, tregojnë të dhënat më të reja të Ministrisë për financa.

Në janarin e vitit të kaluar niveli i letrave shtetërore me vlerë që janë emituar ka qenë 22,2 miliardë denarë (361 milionë euro), ndërsa në fund të muajit të kaluar kjo shumë ka arritur në 53,7 miliardë denarë (873 milionë euro).

Vetëm në janar të vitit 2013, borxhi i brendshëm i shtetit nëpërmjet kambialeve dhe bonove të thesarit është rritur për 42,1 miliardë denarë (68,5 milionë euro).

Pjesa më e madhe e borxhit të brendshëm, gjegjësisht 40 miliardë denarë (650 milionë euro), ka të bëjë me letrat afatshkurte me vlerë të shtetit, gjegjësisht bonot e thesarit, të cilat janë me afat pagese prej 3 dhe 6 muaj, dhe të cilat kryesisht i blejnë bankat komerciale, ndërsa 13,7 miliardë denarë (223 milionë euro) kanë të bëjnë me letrat afatgjate me vlerë të shtetit, gjegjësisht kambialet shtetërore, që janë me afat të pagesës prej 3 dhe 5 vjet, dhe të cilat kryesisht i blejnë fondet pensionale.

Gjatë muajit shkurt, qeveria duhet të kthejë ose të rifinancojë 13,5 miliardë denarë (219,8 milionë euro) me letra të reja me vlerë të shtetit, për të cilën gjë tashmë janë caktuar edhe ankandet. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button