Qytetarët paraqesin korrupsionin, por nuk përfillen

Vetëm 3 paraqitje për korrupsion nga ana e qytetarëve  janë dërguar në procedurë të mëtejme për shqyrtim nga ana e institucioneve kompetente edhe atë dy deri te Drejtoria për të ardhura publike dhe një deri te Ministria e punëve të brendshme.

 “Transparency Internacional” ka një vit që ka filluar projektin “Lajmëro korrupsionin” tërhiqe vijën e kuqe, ku përmes ueb faqes www.prijavikorupcija.org qytetarët mund vet të ndihmojnë në luftën kundër korrupsionit. Deri tani janë pranuar 199 paraqitje valide kudër korrupsionit në kategori të ndryshme.

Sipas sekretarit gjeneral të Transparency Internacional, Metodija Zajkov qytetarët më shesh ankohen nga vetë institucionet. “ Deri tani janë pranuar më shumë ankesa nga ana e qytetarëve por vetëm 199 janë relevante, të cilat janë të ndara në më shumë kategori. Qytetarët më shpesh ankohen apo paraqesin korrupsion nga vetë institucionet, gjykata, tatimet, inspeksionet”- tha Metodija Zajkov.

Qytetarët mund të ndikojnë që së bashku me Transparency International të ndihmojnë në luftën kundër korrupsionit, atë mund ta bëjnë në formë të sms porosisë në numrin pa pagesë 075/076 145 111, apo me mail nëpërmjet ueb faqes zyrtare.

Paraqitjet dorëzohen  tek institucionet kompetente, procedura mund të zgjasë edhe disa muaj,varësisht nga numri i ankesave të paraqitura. Më shumë kërkesa janë bërë deri te Inspektorati Shtetëror Administrativ që funksion në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, për shkak të kryerjes së inspektimit pa paralajmërim.

Në 9 raste janë përpunuar analiza të veçanta të cilat i janë kthyer personave që kanë paraqitur korrupsion, për nevojat e tyre të mëtejme.

Ndërkaq, kur paraqitjet nuk përmbajnë të dhëna pas të cilave duhet të veprohet direkt deri tek institucionet, atëherë paraqitja e tij publikohet vetëm në ueb faqen si koment. 

Lajme të ngjashme

Back to top button