Trajanov propozon që vendi të jetë një njësi zgjedhore, Zaev: Për këtë duhet të ketë konsensus të gjerë

Deputeti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, ua ka dorëzuar deputetëve propozim ndryshimet e Kodit Zgjedhor, me qëllim që të tregojnë qëndrimet dhe sugjerimet e tyre në lidhje me këto. Me propozim ligjin për ndryshim të Kodit Zgjedhor, propozohet që Maqedonia e Veriut të jetë një njësi zgjedhore, të mbetet model proporcional dhe pa prag zgjedhor. Llogaritja për zgjedhje të deputetëve të realizohet sipas sistemit të Dontit, transmeton Portalb.mk.

“Me ndryshimet pritet që përbërja e Kuvendit të jetë pasqyrë reale e përcaktimeve të qytetarëve, të përforcohet sundimi i së drejtës, të zhvillohen proceset demokratike dhe të krijohen kushte për ndryshime sistematike në shtet”, thonë nga LD.

Nga kjo parti kanë shtuar se, në konsultimet e deritanishme, numri më i madh i partive janë që vendi të jetë një njësi zgjedhore, por ka mendime që të kemi edhe lista të hapura, të kemi prag zgjedhor.

Pas mbledhjes së vërejtjeve, pritet që javën e ardhshme më shumë deputetë të jenë propozues të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Ndërkaq, kryeministri Zoran Zaev, i pyetur sot nëse LSDM do të mbështesë ndryshimet e Kodit Zgjedhor që vendi të jetë një njësi zgjedhore, tha se për Kodin Zgjedhor duhet të ketë konsensus të gjerë dhe në dispozitat të jenë të integruara rekomandimet e OSBE/ODIHR.

“LSDM lufton për një njësi zgjedhore dhe për lista të hapura, por gjatë kësaj të gjithë duam të jemi për, të mos del se zgjidhjet janë në interes të partive të mëdha. Duhet edhe opozita të deklarohet. Është mirë që tani t’i fillojmë bisedime, edhe pse deri në zgjedhjet parlamentare ka tre vite e gjysmë”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button