Prej 25 shkurtit do të mund të merren pensionet në Maqedoninë e Veriut

Në seancën e 45-të të zhvilluar sot, Qeveria e Maqedonisë së Veriut angazhoi Fondin për sigurim pensional dhe invalidor që deri më 24 janar të dorëzojë në bankat e vendit të dhënat për pensionet, transmeton Portalb.mk.

Qeveria sqaroi që do të vazhdojë të shpërndajë pensionet në grupe, ashtu që:

25 shkurt jepen pensionet deri 11 mijë denarë

26 shkurt jepen pensionet prej 11.001 deri 14 mijë denarë

1 mars jepen pensionet prej 14.001 deri 18 mijë denarë

2 mars jepen pensionet mbi 18.001 denarë.

Ndarja e pensionistëve do të vlejë për pensionistët që nuk kanë kartela, ndërsa mjetet janë të detyruar t’i marrin përmes sporteleve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button