Kina arrestoi udhëheqësin e grupit që shpërndante vaksina të rreme

Kina ka arrestuar udhëheqësin e mashtrimit kriminal me vaksina të rreme kundër kovid-19. Personi i identifikuar vetëm si “Kong”, rezultoi më i fundit prej rreth 70 personave të arrestuar në Kinë deri më tani për mashtrim të vaksinave të rreme, raporton BBC, transmeton Portalb.mk.

Kong ka paketuar tretje fiziologjike ose ujë mineral në shishe vaksinash, ndërsa në mënyrë të kujdesshme e kishte ruajtur dhe kopjuar paketimin e vaksinave të vërteta para se të mbushte rreth 58,000 shishe. Disa nga vaksinat janë kontrabanduar jashtë vendit – 600 janë dërguar në Hong Kong, ndërsa prej atje janë kontrabanduar jashtë vendit.

Sipas njohurive të deritanishme, grupi kriminal i udhëhequr nga Kongu, nga ky mashtrim ka përfituar të paktën 18 milion juanë (2.8 milion dollarë amerikan).

Kina kishte raste të ngjashme vitin e kaluar, ndërsa kjo është një nga mashtrimet e para të vaksinave që u zbulua këtë vit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button