Tetova nuk ka muze, apo jemi gabim?

Muzeu i Tetovës edhe pse funksion që nga viti 1950 si dhe gjendet në një pjesë të qytetit ku çdo ditë kalojnë qindra qytetarë, ai mbetet i harruar plotësisht dhe nuk vizitohet aspak.
 
Luljeta Abazi, arkeologe e punësuar në muze të  Tetovës, për Portalb thotë se gjithsej në vit ka 350 vizitorë edhe ata kryesisht janë nxënës të shkollave kur organizohen nga shkolla përkatëse.
“Vizitorë të tjerë kemi shumë pak” thekson Abazi.

Ky muze tani për tani funksionon në 100 metra katrorë, janë të ekspozuar shumë pak gjëra, ndërsa pjesa më e madhe e materialit që duhet të jetë aty, sipas Abazit gjenden në Shtëpinë  e komunistëve në Tetovë dhe në depo të ndryshme.

“Tetova është një qytet i pasur me monumente arkeologjike po nuk ka projekte të mjaftueshme për gërmimin e tyre. Apeloj deri te të gjithë që nëse gjejnë rastësisht gjësende me vlerë historike dhe arkeologjike le ti sjellin në muze dhe së bashku ti promovojmë para qytetarëve”  thotë Abazi. 

Më këtë muze ka 17 të punësuar, vetëm dy prej tyre janë shqiptarë edhe atë një roje nate dhe një arkeologe, ndërsa të gjithë të punësuarit të tjera janë maqedonas duke përfshirë edhe vetë drejtorin e muzeut.  /Portalb

      

Lajme të ngjashme

Back to top button