Ja si “mbahet” në këmbë vendkalimi kufitar në Bllacë

Të gjithë ata që kanë kaluar në vendkalimin kufitar të Bllacës këtyre ditëve, janë bërë dëshmitar të mentalitetit ballkanik, kur bëhet fjalë për përgjegjshmërinë dhe korrektesën në kryerjen e punëve që na takojnë. 

Një bashkatdhetar i yni, i mësuar me qasjen tjetër që kanë ndaj punës dhe rregullshmërisë, në vendin ku ai punon dhe qëndron përkohësisht, e bëri këtë foto dhe e solli  në Portalb, për të dëshmuar se sa të (pa)përgjegjshme janë institucionet e vendit.

E para e punës për të duket e pakuptimtë që mbishkrimi i këtij vendkalimi jo vetëm që nuk ka asnjë fjalë në gjuhën shqipe, por ai nuk arrijnë ta kuptoj se për çfarë arsye tabela me mbishkrimin nuk gjendet në vendin e saj, por është mbështetur në këtë platformë, si për të treguar pikërisht  joseriozitetin e përgjegjësve jo vetëm të këtij vendkalimi, por edhe të institucioneve tjera në vend.

Ai pohon se pikërisht kontakti i parë  i të huajve me vendin, janë vendkalimet kufitare, ndaj ata e krijojnë imazhin për vendin ku vijnë qoftë edhe nga “vogëlsirat” e kësaj natyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button