Mitrovicë, shpërthim i bombës, dy fëmijë lëndohen

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot rreth orës 18:45 në lagjen e boshnjakëve në Veri të Mitrovicës. 

Sipas mediave në Kosovë, një bombë është hedhur nga persona të paidentifikuar në shtëpinë e një serbi dhe për pasojë dy fëmijë janë lënduar. 

Shpërthimin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, i cili ka thënë se policia ka shkuar në vendin e ngjarjes. 

Policia e Kosovës bëri të ditur se tri shpërthime të tjera kanë ndodhur sot në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, por pa pasoja në njerëz. 

Sipas policisë, dy mjete shpërthyese janë hedhur në një lagje me popullsi të përzierë në veriun e Mitrovicës. Dy makina janë dëmtuar nga shpërthimet, ndërsa dëme janë shkaktuar edhe në një apartament të njërit nga pallatet e zonës. 

Lajme të ngjashme

Back to top button