DAP nuk ka shqip në ueb faqe, reagojnë qytetarët!

Me 15 mars skadon afati në të cilin personat juridik dhe fizik duhet të dorëzojnë raportet vjetore deri tek Drejtoria e të Ardhurave Publike. 

Paraqitjen e të dhënave qytetarët mund ta bëjnë edhe në mënyrë elektronike. Por, fakti që ueb faqja e drejtorisë www.ujp.gov.mk nuk posedon version shqip, ka revoltuar qytetarët.

‘Ne jo që nuk do ti paraqesim të dhënat, por përse nuk ka version shqip as veb faqja e as formularët’ tha Ismet Mustafa.

‘Ne jemi mësuar si duket të ndjehemi të diskriminuar dhe sikur ka filluar të mos na pengojë kjo gjë. Askush nuk e ngrit zërin, përse derisa edhe ne kontribuojmë në këtë shtet të mos i kemi gjërat elementare në gjuhën shqipe’ tha Ekrem S.

‘Patjetër të ketë version në shqip, unë për shembull has në vështirësi me gjuhën maqedonase, dhe mezi plotësojmë formularët’ tha Nebahate F.

Por, zëvendës drejtori i Drejtorisë për të ardhura publike (DAP) Muhamet Ameti premtoi se së shpejti kjo çështje do të zgjidhet.

‘Për ueb faqen, shumë shpejtë do të kemi edhe version në gjuhën shqipe’ precizon Ameti./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button