RMV, Kuvendi zhvillon debat të një cilësie të ulët, argumentimi shumë i dobët

Raporti për cilësinë e debatit në Kuvend i Institutit për Demokraci, i cili i referohet periudhës nga 4 gusht deri më 31 dhjetor 2020 konfirmon nivelin e ulët të cilësisë së debatit në Kuvend në 2 vitet e fundit, si dhe konkluzionin se ekziston hapësirë ​​e konsiderueshme për përmirësim, njofton Portalb.mk.

Monitorimi përqendrohet në diskutimet në lidhje me pikat e rendit të ditës në parlament që bien në fushat e sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe demokracisë.

Në shkallë nga 1-më e ulta në 10-më të lartat, nota mesatare e cilësisë së debatit në Kuvend është 5.5 dhe është më e ulët krahasuar me periudhat e mëparshme të vëzhgimit, për të cilat nota për cilësinë e debatit varionte nga 6.0 në 6.3.

Për dallim prej periudhave të mëparshme, cilësia e debatit në Kuvend nuk merr notën minimale të kërkuar (6.0) për t’u emëruar si debat.

Më aktiv në përfshirje në diskutim kanë qenë deputetët e opozitës, të cilët kanë marrë pjesë në 61% të diskutimeve të monitoruara, ndërsa deputetët e qeverisë morën pjesë në 39%. Më shpesh për të marrë fjalën dhe më gjatë në foltore ka qëndruar Bojan Stojanoski. Midis 10 deputetëve më aktivë, ka tre deputetë, Gordana Siljanovska Davkova, Dafina Stojanoska dhe Zhaklina Llazarevska, një deputete më shumë krahasuar me periudhën e mëparshme (korrik – dhjetor 2020).

Gjatë periudhës së monitorimit, është mbajtur vetëm një seancë për pyetje deputetësh. Për sa i përket argumentimit të diskutimeve, në përgjithësi vërehet rënie e konsiderueshme e argumentimit krahasuar me periudhën e mëparshme. Folësit në 44% të fjalimeve të tyre nuk kishin argumente, ndërsa në 45% argumentonin dobët. Një ose më shumë argumente janë vërejtur në vetëm 11% të diskutimit, në krahasim me 29% në periudhën e mëparshme të vëzhgimit.

Përqindja e ndryshimit të qëndrimit për shkak të argumenteve më të mira mbetet dukshëm e ulët, kështu që mund të konkludohet se deputetët demonstrojnë mundësi për hapje për korrektësinë e argumenteve të palës tjetër. Në 54% të diskutimeve, deputetët nuk i referohen forcës dhe cilësisë së argumenteve të folësve të tjerë, ndërsa në 37% deputetët mbetën në pozicionin e tyre dhe nuk e kanë pranuar vlerën e argumenteve të kolegëve të tyre nga apsionet tjera politike, e cila është 27% më e lartë se periudha e mëparshme (10%).

Deputetët i referohen më shumë shqyrtimit të personalitetit të bashkëbiseduesve sesa argumenteve të tyre. Në 16% të fjalimeve, deputetët kanë shfawur respekt ose respekt të pjesshëm për argumentet e deputetëve nga ndonjë parti tjetër politike, ndërsa mosrespektim ose mosrespektimi i pjesshëm ndaj argumenteve është shfaqur në 26% të diskutimit. Respektimi ose respektimi i pjesshëm i personalitetit të tyre është shprehur në 32%, ndërsa mosrespektimi ose mosrespektimi i pjesshëm është shprehur në 20% të diskutimit.
Raporti gjithashtu konfirmon qëndrimin vazhdimisht të ulët të deputetëve ndaj të drejtave të grupeve të margjinalizuara, gjatë të gjitha periudhave të vëzhgimit. Është vërejtur se deputetët në mbi 93% të diskutimit të tyre, nuk adresojnë të drejtat e grupeve të margjinalizuara, përveç nëse diskutohet specifikisht një ligj ose temë e veçantë në rendin e ditës në lidhje me të drejtat e tyre. Ngjashëm me periudhën e mëparshme (korrik – dhjetor 2019), asnjë grup i margjinalizuar nuk përfaqësohet me më shumë se 3% në diskutime.

Ndryshe, Instituti për Demokraci, monitoron cilësinë e debatit në Kuvend dhe punën e Kuvendit në përgjithësi nga qershori i vitit 2014. Nga janari i vitit 2020, ka filluar cikli i katërt i monitorimit, në kuadër të Programit për mbështetje parlamentare (PMP), i cili zbatohet në partneritet me Institutin Kombëtar Demokratik (NDI) dhe Qendrën për Menaxhimin e Ndryshimit (CUP).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button