Cameron, Drew dhe Witherspoon në pushime së bashku

 Dy shoqet e ngushta të Hollywoodit tashmë kanë një mikeshë të tretë. Drew Barrymore dhe Cameron Diaz ishin së bashku këtë javë për pushime në Meksikë, bashkë me Reese Witherspoon. 

Treshja kaloi kohë në plazhet e resorteve meksikane të rezervuara për personat VIP, ku ndër të tjera kanë praktikuar jetesën në natyrën e egër, ushtrime joga dhe kanë konsumuar ushqime të shëndetshme. 

“Ato janë në një resort vetëm për femra dhe po ia kalojnë shumë mirë. S’kanë as bashkëshortë, as fëmijë”, tha një burim për portalin “Radar Online”, transmeton TCH. 

“Arratisja” e tri ndër aktoret më në zë të Hollywoodit vjen pak kohë pasi ato janë bërë nëna. Drew është nënë e vogëlushes Olive, që lindi pak muaj më parë, ndërsa Reese u bë nënë për herë të tretë në shtator. 

Një burim tha për mediat amerikane se të dyja ato janë bërë mikesha të ngushta pikërisht për shkak të fëmijëve. “Reese dhe Drew pasi kanë lindur po shoqërohen bashkë për të humbur peshën e lindjes”, tha burimi. 

Ndërsa Cameron, e cila ka thënë se nuk ndihet e sigurt për të pasur fëmijë, ka përmendur më parë se Reese është një nga shoqet e saj më të besuara. Vitin e kaluar ajo e cilësoi atë si një nga dy “motrat binjake”, duke iu referuar edhe Drew.

Cila është më e mira, gjykoni vetë!

Lajme të ngjashme

Back to top button