Arifi: Rezultatet e mia njihen që kur isha zv/kryeministre

Kandidatja për kryetare të komunës së Tetovës sot përmbylli ditën me tubimin në sallën e shkollës së mesme së mjekësisë në Tetovë.
“Përpara banorëve të Tetovës sonte nuk dola vetëm me fjalë e premtime por dhe me vepra të bëra gjatë postit tim si zëvendëskryeministre ku pata mundësinë të firmos grantin për ndërtim të një shkolle fillore pikërisht këtu në Reçicë, duke qenë se orientimi ynë ka qenë gjithmonë të investohet në dije dhe mendje të ndritur të qytetarëve tanë. Andaj dhe komunën të cilën do ta udhëheq do jetë derë e hapur për qytetarët e cila do punojë me të njëjtin zell e përkushtim që kanë ndaj punës tetovarët, qytetarët e këtij qyteti, e të cilin zell e kanë dëshmuar gjithandej nëpër botë. Përmes punës së palodhshme e mundit të pakursyer t’ia kthejmë nderin e rëndësinë qytetit tonë” u shpreh Arifi para banorëve të Tetovës.
 
Në këtë tubim mes tjerëve ishte i pranishëm dhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button